Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka festuar ditëlindjen me një festë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Surpriza e Marinë Vjollcës për Luanën do t’ju lërë pa fjalë – ditëlindje përrallore buzë pishinës

Që në mëngjes, ajo është surprizuar nga motra e saj, Marina Vjollca, e cila kishte përgatitur një ambient buzë pishinës, të dekoruar në mënyrë madhështore. Por protagonisti kryesor i festës ishin mbi 10 mijë trëndafila, të shpërndarë në çdo cep të hapësirës festive, duke e kthyer skenografinë në një atmosferë përrallore.
Pamjet, që vetë Luana publikoi në rrjete sociale, u bënë menjëherë virale dhe morën mijëra reagime, komente dhe urime nga ndjekësit e saj.


