SULM NË TRANSMETIM LIVE – Izraeli godet Sirine live (VIDEO)

Një sulm ajror i ndërmarrë nga Izraeli ka tronditur të hënën kryeqytetin sirian, Damask, duke goditur drejtpërdrejt Sheshin Umajad dhe objektivin kryesor të tij – Ministrinë e Mbrojtjes së Sirisë.

Pamjet dramatike u transmetuan live në televizion, duke sjellë skena paniku dhe pasigurie të thellë mes qytetarëve.

Sipas raportimeve paraprake, ka disa viktima dhe të plagosur, por ende nuk është dhënë një bilanc zyrtar për dëmet materiale apo humbjet në njerëz.

Sheshi Umajad konsiderohet një nga zonat më të rëndësishme strategjike dhe simbolike të Damaskut. Goditja e Ministrisë së Mbrojtjes shihet si një eskalim serioz i tensioneve mes Izraelit dhe forcave të lidhura me Iranin që operojnë në Siri

Zyrtarët izraelitë nuk kanë komentuar ende publikisht mbi këtë operacion. Nga ana tjetër, pala siriane nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare deri më tani.

Ngjarja është në zhvillim, dhe priten reagime të forta nga Damasku dhe aleatët e tij, sidomos në një kohë kur rajoni ndodhet në një klimë të brishtë sigurie.

More posts