Stuhi ere dhe një vesë e lehtë shiu korriku në këtë qytet, por temperaturat mbeten të larta! Nesër priten reshje

Pas një periudhe të gjatë thatësie dhe temperaturash të larta që kanë karakterizuar muajt e fundit, këtë pasdite të së shtunës qyteti i Kukësit më në fund përjetoi reshje shiu, ndonëse të dobëta, por shumë të mirëpritura nga banorët.

Reshjet nisën pas një stuhie ere që ngriti pluhur në ajër dhe ulur intensitetin sapo filluan pikat e para të shiut. 

Megjithëse nuk sollën ulje të ndjeshme të temperaturave, freskia e përkohshme ishte një lehtësim pas ditëve të nxehta të korrikut.

Gazetari informoi se sipas parashikimeve të sinoptikanëve, në orët në vijim dhe gjatë së dielës pritet që të ketë sërish reshje të dobëta shiu në Kukës dhe rrethina.

More posts