Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një figurë e afërt me Ervis Martinajn, i njohur si “mbreti i lojërave të fatit”.
“S’ta fal gjakun e djalit!” – Nëna e viktimës shpërthen në sallën e gjyqit

Të pandehur në këtë çështje janë Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.
Mosprania e dëshmitarëve
Babai i Leonard Dukës, Muhamet Duka, nuk është paraqitur në seancë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Avokatja e tij ka dorëzuar raport mjekësor në gjykatë. Gjykata urdhëroi përsëritjen e fletëthirrjes për dëshminë e tij në një seancë të ardhshme.
Komunikimet përmes SKY ECC – Mohime nga Leonard Duka