Një stuhi akuzash, dyshimesh dhe dhune ka shpërthyer pas një aksioni fasadë të Rilindjes për “çlirimin” e hapësirave publike në Tiranë. Ndërsa qytetarëve të thjeshtë u shemben kioskat me fadroma, disa biznese të lidhura me pushtetin mbetën të paprekura, duke ngritur dyshime të mëdha mbi drejtësinë dhe transparencën e këtij operacioni.
Sqarim për publikun e vjedhur” – JOQ zbardh skandalin pas aksionit të Rilindjes në Tiranë: kush është biznesmeni i “paprekshëm”?

Redaksia e JOQ Albania ka marrë me mijëra mesazhe, denoncime dhe pamje nga qytetarët, të cilët tregojnë për një realitet të dyfishtë: disa biznese shemben pa paralajmërim, ndërsa të tjera i rezistojnë ndërhyrjeve, falë lidhjeve të forta me pushtetin.
Në qendër të vëmendjes doli lokali “Tokyo”, i cili në një video të shpërndarë nga vetë Kryeministri, shfaqej i paprekur në mes të rrënojave. Pak orë më vonë, JOQ publikoi një denoncim të banorëve të kompleksit, të cilët tregonin se jo vetëm “Tokyo”, por edhe “Stockholm” dhe 10 lokale të tjera kishin mbijetuar aksionit të IMT-së, falë korrupsionit dhe lidhjeve politike.
Ngjarjet kulmuan me një sherr fizik mes dy pronarëve, ku njëri akuzonte tjetrin se po pastronte zonën me ndihmën e shtetit për të përvetësuar klientelën. Policia, fillimisht heshti, por pas publikimit të videos nga JOQ, doli me deklaratë dhe nxori në kërkim “agresorin” e dyshuar.
Ironikisht, personi që kishte marrë grushtin nisi një fushatë për të fshirë videon me çdo kusht, jo për shkak të dhunës, por sepse aty përmendej emri i tij dhe lidhja e dyshuar me Kryeministrin.