Mbani frymën turistë…
Spektakël tritoli në mes të turizmit – Vlorë si Gaza dhe Bejruti!”

Nesër, me të gdhirë dita, të gjithë pushuesit dhe turistët që ndodhen në Vlorë, Radhimë, Orikum e gjetkë, mund të asistojnë live në hedhjen në erë të një objekti trekatësh në aksin nacional Vlorë-Orikum.
Ju garantojmë, që një spektakël të tillë, mund ta shihni vetëm një herë në jetë, në mos qofshi banorë të Gazës apo Bejrutit.
Spektakli qeveritar i programuar në kulmin e sezonit turistik, në një nga zonat më të vizituara të vendit, mundësohet nën regjinë, skenarin dhe kujdesin personal, të kryeministrit të Shqipërise me syze të kuqe, dora vetë.
Për të patur ndjenja të paharruara emocionale nga ky event në kuadër të programit “Shqiperia në Europë 2030”,
“Forcat Xheniere të Ushtrisë së një vendi anëtar i NATO-s, të mbështetura nga Policia e Shtetit, kanë shtrirë 1100 metra linearë fitil detonant, si dhe kanë planifikuar një shpërthim me 32 kilogramë lëndë plasëse…(edhe minabërësit e Hamasit në Gaza, do bëhen xheloz për këtë shfaqje me kaq shumë eksploziv)…
Qeveria njofton se,
“Për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik, shpërthimi do të kryhet në orët e para të mëngjesit.