SPAK publikon akuzat e rënda për Laert Haxhiun: vr*sje, tritol dhe h*kmarrje!

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar aktivitetin kriminal të këtij grupi, të përbërë nga Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.

Laert Haxhiu, i njohur si rivali i Aldo Bares, u arrestua në Greqi në maj të vitit 2024 dhe u ekstradua në Shqipëri më 3 korrik të po atij viti. Hetimet ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve vijuan pas ekstradimit.

Anëtarët e grupit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë:

Vrasje me paramendim, Shkatërrim prone me eksploziv, Vjedhje me armë, Sigurim kushtesh për vrasje, Vrasje për gjakmarrje.

SPAK ka dërguar materialet në gjykatë, duke i konsideruar provat e mbledhura si të mjaftueshme për nisjen e procesit gjyqësor ndaj grupit kriminal.

More posts