SPAK ka konfirmuar se aktualisht janë nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër.
SPAK: 14 zyrtarë nën hetim, mes tyre deputetë dhe një…

Në një përgjigje dhënë interesit të gazetarëve, SPAK ka bërë publike disa të dhëna të rëndësishme lidhur me hetimet ndaj funksionarëve të lartë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar përmes letërporosive.
Emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre nuk janë bërë publike për shkak të sekretit hetimor, por bëhet e ditur se hetimet janë në vijim dhe përfshijnë vepra të natyrës penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave.