Angela White, një nga yjet më të njohura të industrisë së filmave për të rritur, ka zbuluar disa sekrete nga prapaskenat e karrierës së saj, përfshirë dëshirën më të pazakontë: të xhirojë një skenë intime në hapësirë!
S*ks në hapësirë? Ylli i filmave p*rno rrëfehet 100 % e vërtetë

E shpallur tri herë “Performuesja Femër e Vitit” dhe e nderuar në “Sallën e Famës” të AVN, australiania ka pranuar se ndonëse ka shumë përvoja të guximshme në ekran, ajo ende ëndërron për një skenë që sfidon gravitetin.
Jam e magjepsur nga ideja. Do të ishte një sfidë e madhe teknike, por edhe shumë emocionuese,” ka thënë ajo për News.com.au.
Por ndërkohë që eksploron kufijtë e rinj të kinemasë për të rritur, White është shumë e qartë për kufijtë e saj në tokë:
“Nuk do të bëja kurrë asgjë që është e paligjshme, plot urrejtje apo nënçmuese,” thekson ajo.
Në një reflektim më personal, ylli ka rrëfyer edhe një pendesë të vetme, mënyrën se si i komunikoi fillimisht të afërmve për karrierën e saj.
“Do të doja të kisha pasur më shumë durim, të kisha dëgjuar shqetësimet e tyre në vend që t’ua njoftoja thjesht si fakt i kryer,” tregon Angela.