“Sk*ndal në Serbi! Tifozët ulërasin: ‘Vr*te shqiptarët!’ – policia nuk reagon!”

Skena tejet shqetësuese janë regjistruar në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit gjatë ndeshjes Serbi–Shqipëri për eliminatoret e Kupës së Botës.

Menjëherë pas golit të avantazhit të shënuar nga Rey Manaj, një pjesë e tifozëve serbë shpërthyen në thirrje skandaloze dhe raciste:

“Vrite, vrite shqiptarin!”

Këto skena të rënda kanë ndezur rrjetet sociale dhe kanë provokuar indinjatë të madhe në opinionin publik.

Por tensioni nuk u ndal me kaq.

Në tribuna u shfaq edhe një banderolë provokuese, ku harta e Kosovës ishte mbuluar me flamurin serb – një akt që bie drejtpërdrejt ndesh me rregullat e UEFA-s dhe pritet të sjellë sanksione serioze ndaj Federatës Serbe të Futbollit.

Atmosfera në stadium është përshkruar si jashtëzakonisht e tensionuar, ndërsa forcat e sigurisë janë vendosur në gatishmëri të lartë për të parandaluar incidente të dhunshme.

Pavarësisht presionit, Shqipëria ka hyrë në pjesën e dytë në avantazh, duke synuar të mbrojë një fitore historike në tokën serbe.

More posts