Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në FSHF, Fatjon Kodra, u bë protagonist në konferencën për shtyp të trajnerit Silvinjo para sfidës me Serbinë.
“Sk*ndal në konferencë! Gazetarët serbë shtrembërojnë deklaratat e Silvinjos, reagimi i FSHF-së i BEFASON të gjithë!”

Teksa Silvinjo po fliste, Kodra vuri re se disa gazetarë serbë po përkthenin gabim deklaratat e trajnerit, duke ua transmetuar ndryshe mediave të tyre. Menjëherë ai ndërhyri publikisht dhe kërkoi që përkthimi të ishte i saktë, ashtu siç u shpreh trajneri, për të shmangur manipulimet dhe keqkuptimet.
Pas ndërhyrjes, Kodra zhvilloi edhe një bisedë në anglisht me një nga gazetarët e huaj, duke i sqaruar pasaktësitë e citimit. Pas këtij momenti tensioni, situata u normalizua dhe konferenca vijoi pa probleme.