Skandali/ Si 35-vjeçarja u ngriti kurth murgjve! I filmoi gjatë s*ksit dhe i shantazhoi me videot intime duke u kërkuar miliona euro!

Një 35-vjeçare është arrestuar në Tajlandë pasi dyshohet se filmoi veten duke kryer marrëdhënie seksuale me murgj dhe më pas i shantazhoi ata.

Wilawan Emsawat, e cila njihej me pseudonimin Sika Golf, akuzohet për marrëdhënie të papërshtatshme me 13 murgj dhe gjithashtu përballet me akuza për pastrim parash.

35-vjeçarja arriti të zhvaste më shumë se 10 milionë euro nga murgjit duke i shantazhuar me video dhe foto gjatë takimeve të tyre intime.

Policia sekuestroi pesë nga telefonat celularë të Wilawan Emsawat, në të cilët gjeti videot dhe fotot duke kryer marrëdhënie seksuale.

Hetimet çuan në përjashtimin e 9 nga 13 murgjve nga urdhri manastiror, dhe numri i personave të përfshirë pritet të rritet.

Hetimi u nxit nga zhdukja e abatit të tempullit Wat Tri Thotsathep Worawihan të Bangkokut qershorin e kaluar. Arsyeja e ikjes së tij ishte lidhja dashurore me 35-vjeçaren, e cila pretendonte se ishte shtatzënë dhe i kërkonte 206.000 euro.

Kur refuzoi të paguante, 35-vjeçarja ua zbuloi lidhjen e tyre bashkëfetarëve, duke rezultuar në largimin e abatit nga Tajlanda.

Një murg tjetër pranoi se i kishte dhuruar Wilawan një makinë gjatë lidhjes së tyre, duke shtuar se u shkatërrua kur zbuloi se ajo kishte një aferë me një murg tjetër.

Kur ai e pyeti lidhur me aferën, dyshohet se Wilawan filloi ta shantazhonte duke i kërkuar para.

Sipas të dhënave nga llogaritë bankare të saj, transaksione me vlerë mbi 10 milionë euro kanë ndodhur në tre vitet e fundit, me autoritetet që dyshojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave vjen nga arkat e tempullit.

35-vjeçarja dyshohet gjithashtu se ka shpenzuar shuma të mëdha në faqet e paligjshme të lojërave të fatit online

More posts