Skandal! Policia s’pranoi të mbrojë gjykatat — shkresa që po trondit Ministrinë e Brendshme

Një shkresë zyrtare e vitit 2023, e dalë së fundmi në dritë, tregon se Policia e Shtetit kishte refuzuar kërkesën e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të forcuar masat e sigurisë në gjykata.

Në dokumentin e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, arsyeja e refuzimit është cituar si “numri i kufizuar i personelit policor”, çka e bënte, sipas tyre, të pamundur shtimin e efektivëve në ambientet gjyqësore.

Kërkesa e KLGJ-së kishte si qëllim rritjen e prezencës së policisë gjatë seancave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe publikut pas një sërë incidentesh të ndodhura në institucione të drejtësisë.

Shkresa, e cila mban firmën e drejtorit të atëhershëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka demaskuar kontradiktat me qëndrimin e Ministrisë së Brendshme, e cila ditën e djeshme deklaroi se Policia nuk ka përgjegjësi ligjore për hyrje-daljet në gjykata.

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, dokumenti ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e sigurisë në sistemin e drejtësisë, si dhe mungesën e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e ngjarjeve tragjike.

More posts