Skandal: Pas Ziza Pajazitit, zbulohen edhe dy vajza të showbiz-it që hynë në burgun e Reçit për të takuar “Bajrët”!

Futja e femrave eskortë në ambientet e burgjeve shqiptare po kthehet në një praktikë alarmante, ku vajza të njohura të rrjeteve sociale dhe showbiz-it shfaqen në takime private me të dënuar, përfshirë edhe kriminelë të rrezikshëm që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm.

Pas skandalit të publikuar në burgun e Drenovës, ku kosovarja Ziza Pajaziti hyri në takim special me Laert Haxhiun – i dënuar me burg përjetë – një tjetër rast i ngjashëm raportohet nga burgu i sigurisë së lartë në Reç, Shkodër.

Sipas burimeve të “Ora News”, në këtë burg kanë hyrë dy vajza të njohura të showbiz-it shqiptar me inicialet A.D. dhe R.R., të cilat kanë zhvilluar takime të veçanta me një të dënuar të grupit “Bajri”. Prezenca e tyre është regjistruar në librat e hyrje-daljeve të institucionit, si dhe është fiksuar nga kamerat e sigurisë të burgut.

Burime të brendshme konfirmojnë se hyrja e tyre është bërë me dijeni të plotë nga drejtori i burgut, Leonard Mardoda, dhe shefi i policisë së burgut, Dylber Beqiri. Dy zyrtarët pritet të pezullohen nga detyra në ditët në vijim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ky fenomen, sipas raportimeve, nuk është i izoluar. Vajza të prezantuara si bashkëshorte apo familjare të të dënuarve po hyjnë në mënyrë të rregullt në burgje si Korça, Burreli, Peqini dhe paraburgimi 313 në Tiranë. Burimet flasin edhe për hyrje të vajzave nga Kosova, Venezuela dhe Bolivia, që kanë pasur kontakte me të dënuar përjetë në kuadër të “takimeve speciale”.

Ky zhvillim ka nxitur reagime të forta për mungesë të kontrollit dhe abuzim me procedurat ligjore brenda sistemit penitenciar në vend, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe integritetin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

More posts