Raiffeisen Bank në Tiranë pa para – qytetarët shpërthejnë në panik!”

Një situatë shqetësuese ka shpërthyer sot në kryeqytet, ku qytetarët janë përballur me një problem të paprecedentë: asnjë bankomat i Raiffeisen Bank nuk ka funksionuar.

Shumë persona kanë raportuar se pasi kanë vizituar disa degë dhe bankomate të ndryshme, të gjitha rezultuan jashtë funksioni. “Kam shkuar në katër banka dhe asnjë nuk punonte. Njerëzit ishin të merzitur dhe disa të revoltuar. Çfarë po ndodh, a po falimentojnë bankat?”, shprehet një qytetar i irrituar.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë qytetarë të shumtë që kthehen bosh, pa mundur të tërheqin paratë e tyre. Mungesa e transparencës dhe komunikimit nga banka ka ngritur edhe më shumë dyshime, duke hapur diskutime të gjera mbi sigurinë e kursimeve të qytetarëve.

Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të ashpra, ku njerëzit kërkojnë sqarime urgjente nga institucioni bankar dhe autoritetet përkatëse. Situata ka shkaktuar panik dhe pasiguri, sidomos për ata që kanë nevojë urgjente për para në dorë.

💸 A është kjo thjesht një problem teknik apo ka diçka më të madhe që po ndodh prapa skenës? Shqiptarët kërkojnë përgjigje!

✍️ Origjinal nga portali “Shqipëria Sot”

More posts