Skandal në rrjetet sociale: Influencerja Hati filmohet duke qëlluar një fëmijë ( Video )

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka shkaktuar indinjatë dhe debat të madh publik. Protagoniste është influencerja Hati, e njohur për përmbajtjet e saj të shumta në Instagram dhe TikTok.

Në pamje shihet qartë se ajo i jep një fëmije një shuplakë në fytyrë, ndërsa e gjitha shfaqet si pjesë e një “shaka” të inskenuar. Vetë Hati, në përshkrimin e videos, e ka paraqitur këtë si “humor” dhe e ka shpërndarë me ndjekësit e saj.

Por reagimet nuk kanë qenë aspak pozitive. Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë cilësuar këtë gjest si të papranueshëm, të dhunshëm dhe aspak edukativ, sidomos duke pasur parasysh ndikimin që Hati ka tek të rinjtë dhe fëmijët që e ndjekin.

“Humori nuk mund të justifikojë dhunën, aq më pak kur viktimë është një fëmijë”, shkruajnë dhjetëra komente nën videon e saj.

Ekspertë të sjelljes së fëmijëve shprehen se normalizimi i dhunës qoftë edhe për “shaka” është i rrezikshëm, sepse dërgon mesazhe të gabuara dhe i bën fëmijët të mendojnë se goditjet apo ofendimet janë pjesë e lojës.

Aktualisht, videoja vazhdon të qarkullojë online dhe ka ngjallur debate të forta për përgjegjësinë morale dhe ligjore që duhet të kenë influencerët në raport me përmbajtjen që publikojnë.

Rasti i Hatit pritet të hapë diskutime edhe më të mëdha mbi etiken në rrjetet sociale, kufijtë e humorit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga veprime të tilla që, pavarësisht “shakasë”, mbeten forma dhune.

More posts