Një video skandaloze ku një i ri ka filmuar një efektiv të Policisë Rrugore teksa shikon filma për të rritur brenda automjetit të forcave blu.
Skandal në Durrës: Efektiv i Policisë Rrugore kapet duke parë filma për të rritur në makinë gjatë orarit të punës!( Video )

Ngjarja e turpshme ka ndodhur në rrethrrotullimin poshtë urës së Shkozetit, në Durrës, ku polici kishte ndaluar makinën e shërbimit dhe, në vend që të kryente detyrën për mbikëqyrjen e qarkullimit rrugor, po “shijonte momentin” në ekranin e celularit të tij.
I riu që ka filmuar gjithçka nuk nguron ta ironizojë situatën, teksa dëgjohet duke thënë me ironi: “Ja çfarë bën shteti jonë në orar të punës.”
Pamjet janë tepër të qarta dhe tregojnë pa asnjë dyshim sjelljen e papranueshme të efektivit, por për arsye etike redaksia ka vendosur t’i transmetojë në formë të reduktuar, me pjesët e ndjeshme të mbuluara.
Ngjarja vjen në një moment delikat për sigurinë në vend, ku qytetarët kërkojnë më shumë rend dhe përgjegjësi nga uniformat blu, ndërkohë që raste të tilla e minojnë edhe më shumë besimin e publikut te policia.