Skandal në aeroport ! Qytetarët mbahen 6 orë në avion pa ajër të kondicionuar: “Na gënjyen se kishte defekt!”

Një situatë dramatike është raportuar nga pasagjerë shqiptarë që udhëtonin me Air Serbia në aeroportin e Beogradit. Një video tronditëse e shpërndarë nga gazetari Blendi Fevziu ka nxjerrë në dritë një trajtim çnjerëzor ndaj udhëtarëve, të cilët janë mbajtur për 6 orë brenda një avioni pa ajër të kondicionuar dhe më parë për 1 orë e 20 minuta të mbyllur në një autobus të mbushur plot.

“Nuk kishte ajër! Fillova të mbytesha,” – rrëfen një pasagjere, e cila përshkruan se njerëzit nisën të godisnin xhamat në panik, ndërsa fëmijët qanin nga frika dhe mungesa e oksigjenit.

Më e rëndë bëhet kur përmendet se autoritetet serbe – përfshirë policinë dhe shoferin e autobusit – qëndruan indiferentë ndaj thirrjeve për ndihmë. Në një akt të dëshpëruar, vajza 13-vjeçare e pasagjeres thyen xhamin për të mundësuar frymëmarrjen.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe pritet që kompanisë Air Serbia t’i kërkohet një shpjegim urgjent. Shqiptarët kërkojnë llogari për këtë trajtim poshtërues dhe të rrezikshëm ndaj jetës së tyre.

More posts