Një ngjarje e pazakontë dhe skandaloze ka ndodhur në spitalin Tameside Hospital në Manchester, Britania e Madhe, ku një mjek anestezist ka lënë pacientin të shtrirë në sallën e operacionit, ndërsa vetë ka shkuar në një dhomë ngjitur për të kryer marrëdhënie seksuale me një infermiere.
Skandal : Mjeku lë pacientin në sallën e operacionit për të kryer marrëdhënie me infermieren

44-vjeçari Suhail Anjum i kishte kërkuar një infermiereje tjetër të ruante pacientin, që priste të hynte në një ndërhyrje të programuar. Por, papritur, një koleg e ka zbuluar teksa ishte i përfshirë në “momente të nxehta” me infermieren në një sallë tjetër të spitalit.
Pas këtij incidenti, mjeku po përballet me procedura disiplinore dhe rrezikon të skualifikohet nga Tribunali i Mjekëve, pasi veprimet e tij janë cilësuar si një shkelje e rëndë e etikës dhe rrezik serioz për jetën e pacientëve.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta si brenda spitalit, ashtu edhe në opinionin publik, duke ngritur pyetje të mëdha për standardet dhe kontrollin e personelit shëndetësor në spitale.