Nga rrugët luksoze të Monakos me Ferrari, te parkingu i një hoteli në periferi të Prishtinës – ky është itinerari i fundit i mërgimtarit nga Peja, që jeton në Zvicër, i cili u kap mat në një video intime me modelen Xheneta Fetahu.
Skandal luksi: Ferrari në Monako, video intime në Prishtinë – kush është mërgimtari nga Peja që u kap me Xhenetën?

Pamjet e publikuara nga Paparaci e tregojnë çiftin në momente të afërta, vetëm disa metra larg artistit Gjesti, ish-partnerit të Xhenetës dhe banorit të saj në Big Brother VIP Kosova.
Në Instagram, “burri misterioz” ekspozon hapur jetën e tij luksoze – nga pushimet në destinacione elitare, deri te veturat super-sportive si Lamborghini dhe Ferrari. Por, pas videos që po bën xhiron e rrjetit, luksi nuk është më në qendër të vëmendjes.