Skandal! 13-vjeçari pyet ChatGPT si të vr*si shokun – Inteligjenca artificiale e tradhton menjëherë!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku një 13-vjeçar është arrestuar pasi i ka bërë një pyetje të frikshme inteligjencës artificiale ChatGPT: “Si ta vras shokun tim?”. Pyetja u bë gjatë orës së mësimit dhe është zbuluar menjëherë nga një sistem monitorimi i shkollës.

Sipas mediave amerikane, adoleshenti kishte përdorur ChatGPT në një laptop të shkollës, por sistemi i sigurisë “Gaggle” – që përdor inteligjencë artificiale për të identifikuar përmbajtje të dyshimta – e zbuloi menjëherë dhe njoftoi policinë lokale.

Një tjetër ‘shaka’ që mund të kishte pasoja fatale. Prindër, flisni me fëmijët tuaj që të mos përsërisin të njëjtin gabim.”

Sistemi Gaggle përdoret në më shumë se 1500 shkolla në SHBA dhe monitoron çdo aktivitet të nxënësve në platformat dixhitale të shkollës, duke njoftuar menjëherë autoritetet në rast rreziku.

Ngjarja ka ndezur debat të madh në rrjete sociale. Ndërsa disa përdorues e konsideruan reagimin të drejtë “për arsye sigurie”, të tjerë e quajtën masë ekstreme arrestimin e një fëmije për një shaka dixhitale.

Një komentues shkroi:

“Po sikur askush të mos kishte reaguar dhe ai ta kishte bërë vërtet? Ndoshta më mirë të ndalohej tani sesa të ishte vonë.”

More posts