Françeska Murati tashmë është në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale, edhe pse ka kohe qe ka dale nga Big Brother VIP.
“S`kam nerva të bëj tri orë rrugë me makinë”, Françeska Murati shkon me helikopter në jug për reklamë

Pas blerjes së një apartamenti luksoz me vlerë prej 700 mijë dollarësh, i cili së fundmi u përfshi nga flakët vetëm pak ditë pas blerjes, ajo ka terhequr akoma me shume vemendje.

Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria duke bërë një jetë luksoze që nga veshjet e shtrenjta, udhëtimet, apartamenti i ri, e deri te postimet më të fundit në Instagram ajo shfaqet duke udhëtuar me helikopter në jug të vendit.
Në një video e postuar, ajo shprehet se po udhëton nga Tirana drejt jugut për disa ditë pushime, duke thënë se “nuk kam nerva të bëjë tre orë rrugë me makinë”.
Ne fakt, e gjitha behet fjale per nje reklame te realizyar nga Franceska e cila ka dashur tu tregoje ndjekjesve te saj vendin ku qendroi ne jug te Shqiperise ne perpjekje per e nxitur me shume kliente per biznesin privat ne fjale.