S’jam gjeneral e asnjë lloj eksperti”- Rama batuta në Konferencën e NATO-s në Tiranë: I vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam thjesht artist

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të fjalës së tij në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, ka shkëmbyer batuta teksa u shpreh se është i vetmi në qeverinë e tij që s’ka doktoraturë.

Rama, teksa fliste për sulmet kibernetike, theksoi se s’është gjeneral e asnjë lloj eksperti.

Ndërsa shtoi se “jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”.

Këto ishin ato çfarë doja të thosha. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik, asnjë lloj eksperti në fakt. Jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”, përfundoi Rama.

More posts