Situata në Kosovë rrezikon të rrëshqasë drejt konfliktit”/ Rusia “trazon” ujërat në Ballkan, reagon Zëdhënësja ruse

Situata në Kosovë dhe Ballkan mund të percipitojë drejt dhunës. Ky është paralajmërimi që ka bërë Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Në një konferncë për shtyp, Zakharove tha me tone agresive se sipas saj qeveria e Prishtinës po shkel vazhdimisht Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe po kryen represion antiserb në Kosovë.

Zakharova kujtoi se autoritetet shqiptare në Kosovë po përpiqen në mënyrë të paligjshme sipas saj të pengojnë serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, si e fundit në një seri lëvizjesh të “inxhinierisë etnike anti-serbe” nga Prishtina.

“Problemi i Kosovës duhet të kthehet në kuadrin ligjor ndërkombëtar me rolin udhëheqës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përndryshe, një zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë është e pamundur, dhe rreziqet që situata të rrëshqasë në një konflikt të ri po shumëfishohen”, tha Maria Zakharova, Zëdhënëse e MPJ Ruse.

Më tej Zakharova foli për një politikë agresive të Kurtit duke shtuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e percepton pasivitetin e BE-së si miratim të heshtur të politikës së tij agresive dhe po saboton qëllimisht emërimin e një nënkryetari serb në parlamentin e të ashtuquajturës Kosovë.

“Po bëhen përgatitje për të pushtuar institucionet arsimore dhe mjekësore serbe të vendosura në provincë, dhe po kryhen bastisje ndëshkuese kundër organeve vetëqeverisëse serbe. Shkeljet në vendet e shenjta ortodokse vazhdojnë”, së bashku me zhdukjen e komuniteteve serbe si në veri ashtu edhe në jug të provincës”.

Reagimi i ashpër rus, vjen pasi Inspektorati i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, në veri të Kosovës. Komuna e Mitrovicës së Veriut tha se më 12 shtator, me asistencën e Policisë së Kosovës, kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë.

More posts