Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku denoncon situatën alarmante të zjarreve në vendin tonë. Salianji kritikon qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe mungesë mjetesh bazike për shuarjen e zjarreve.
Situata alarmante me zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

“Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata duke rrezikuar dhe jetët e punonjésvë që duhen respektuar e falenderuar për rraskapitjen! Helikopterët dhe avionët e premtuar janë ende në letër, mjetet mungojnë, përgjegjësit fshihen”, shprehet Salianji.
Sipas Salianjit mungesa e mjeteve nuk është vetëm paaftësi, por është shpërdorim i qëllimshëm.
“Dhe ky zjarr duhet shuar dhe me hetim e përgjegjesi e jo vetëm me propagandë e foto nga larg. 3 vjet më parë në parlament, e njëjta situatë si sot“, përfundon Salianji.
Postimi i plotë