Në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, Shqipëria do të përballet sonte me Letoninë. Ditën e djeshme, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore, në të cilën trajneri Silvinjo ka ndarë edhe formacionin me të cilin do të përballet ndaj letonezëve.
Silvinjo ndan formacionin/ Si pritet të luajë Kombëtarja kundër Letonisë

Në portë do të rikthehet Strakosha, i cili do të ketë ndihmën e Hysajt nga e djathta, Gjimshitit e Ajetit në qendër si edhe të Mitajn në të majtë.
Çelësat e mesfushës, Silvinjo mund t’ia besojë Kristjan Asllanit, Medon Berishës dhe Juljan Shehut, me këtë të fundit që ka fituar një vend titullari. Në sulm, do të jenë Broja në të djathtë e Hoxha në të majtë.
Dilemën më të madhe, Silvinjo e ka për qendrën e sulmit, pasi Daku që luajti titullar ndaj Gjibraltarit është në balotazh me Rei Manajn, për të cilët mund të vendosë në fund.
Ndryshe nga ndeshja miqësore ndaj Gjibraltarit në të cilën Silvinjo pati mundësi të eksperimentonte me të rinjtë, duket se në këtë takim nuk do të ketë asnjë surprizë.