Reperi i njohur shqiptar Cozman ka surprizuar ndjekësit me një postim të rrallë dhe të ëmbël nga jeta e tij private.
Si rrallëherë, Cozman shfaqet pranë gruas dhe djalit

Së fundmi, ai ka ndarë disa fotografi në Instagram Story, ku shfaqet duke kaluar pushime me bashkëshorten Kristina Kuka dhe djalin e tyre të vogël.
Familja ndodhet në Bodrum, një prej destinacioneve më të preferuara dhe luksoze në bregdetin turk, i njohur për qetësinë, resortet ekskluzive dhe pamjet piktoreske.
Në një nga fotot, Cozman shihet duke mbajtur djalin e tij në krahë, duke reflektuar dashurinë dhe lidhjen e veçantë që ka me të birin.

Ndërsa në foton tjetër, shfaqet edhe Kristina, e qeshur dhe e relaksuar pranë familjes.