Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia Lajda Porja
Si do te mbyllet muaji Gusht? Si do te jete java e pare e shtatorit? Meteorologia tregon kthesen e motit

Ajo bëri me dije se gjatë kësaj jave priten alternime midis kthjellimesh, vranësirash dhe reshjesh të izoluara shiu në disa zona të vendit.
Sipas meteorologes, të martën dhe të mërkurën, pritet që temperaturat të qëndrojnë në nivelet aktuale.
Ndërsa të enjten do të shënohet një rritje graduale në qarqet e Shkodrës, Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.
Nga e marta deri të enjten, bregdeti do të shfaqë mot të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira në Velipojë, Shengjin, Durrës, Sarandë dhe Ksamil.