Shtohen k*fshimet nga gjarpri dhe merimanga e zezë ne Shqiperi! Doktoresha tregon cfare te beni per te shpetuar jeten

Thatësira dhe temperaturat e larta kanë sjellë rritje të helmimeve nga kafshimi i gjarprit apo merimanges së zeze. Mjekët toksikologë thonë se në verë përballen me një shtim të rasteve të tilla kryesisht nga zonat rurale.

“Helmimet më të shpeshta biologjike janë ato që paraqiten nga kafshimi i gjarprit, merimangat, por merimanga e zezë më specifike dhe më i vështirë për tu trajtuar, pickimet nga akrepi. Në zona të Shqipërisë së mesme si Elbasani na kanë surprizuar si kafshimi nga gjarpri, shumë të vështira për tu trajtuar, por më shumë në zonat e fshatrave”, shprehet toksikologia Amarda Gashi

Shqetësuese për mjekët është përdorimi i metodave popullore pas kafshimit nga gjarpri, duke sjellë vështirësi në trajtim madje në disa raste edhe infeksione të plagës.

Të mos bëjnë më lidhje të nësisë, pra nëse të kafshon gjarpri në këmbë të mos e lidhin me fasha, të mos e çajnë të mos ta thithin dhe të mos ta çpojnë pasi helmi do bëjë pjesën e vet të penetrimit pavarësisht këtyre masave, dhe dëmtojnë qarkullimin e gjakut  në këmbë, fryrje të këmbës që është edema apo probleme të tjera, mund të shkaktojnë edhe infeksion të plagës që janë të vështira për tu trajtuar”, shprehet mjekja.

Por çfarë duhet bërë në rast se kafshoheni nga gjarpri, merimanga e zezë apo akrepi?

🧠 MOS u përpiq të thithësh helmin me gojë dhe mos e lidh vendin fort si me turnike!

Kjo mund ta përkeqësojë gjendjen dhe të dëmtojë indet.

🩸 Qëndro sa më i qetë dhe lëvizin sa më pak!

Sa më shumë lëviz, aq më shpejt përhapet helmi në trup. Nëse është e mundur, ulu, mos ec, mos vrapo.

📞 Thirr menjëherë ndihmën mjekësore ose shko në spitalin më të afërt!

Vetëm ata kanë antidotin dhe trajtimin e duhur.

📍Nëse mundesh, mbaj mend pamjen e gjarprit – pa e rrezikuar veten. Kjo ndihmon mjekët të përcaktojnë trajtimin e saktë.

Çdo qendër shëndetësore është pajisur me barin kundër gjarpërinjve i cili kurrsesi nuk duhet përdorur nëse blihet në farmaci pa konsultën e një mjeku.

More posts