Gazetarja e njohur Eva Dori, e cila prej një dekade ka ndërtuar jetën e saj përtej Atlantikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rikthyer vëmendjen në një temë shpesh të heshtur – realitetin e vështirë të emigrantëve shqiptarë në “Tokën e Premtuar”. E ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Dori surprizoi me sinqeritetin e saj teksa iu përgjigj pyetjes nëse shqiptarët vuajnë në SHBA.
Shqiptarët po v*ajne në SHBA? Gazetarja habit publikun: Qajmë 3 herë në ditë në banjo, s’e dini që këtu na

“Po, shqiptarët në SHBA qajnë tre herë në ditë,” – u shpreh ajo pa asnjë hezitim. “Shyqyr që kemi dyshin (banjën) dhe lahemi tre herë në ditë se vetëm atje mund të na lejohet të qajmë. Ne qajmë, ne vuajmë sepse nuk është e lehtë që të lësh vendin, ikim me atë dëshirën që të gjithë na thonë ‘o po sa mirë shpëtove’, por nuk është e lehtë.”
Vuajtja fillon që në momentin e parë”
Në rrëfimin e saj të ndjerë, Eva Dori ndau me publikun një realitet të fortë që shumë emigrantë përjetojnë, por rrallë artikulohet publikisht. Ajo theksoi se ndryshe nga perceptimi në Shqipëri, ku largimi drejt SHBA-së shihet si një triumf, e vërteta në terren është shumë më e ndërlikuar.
“Po vuajnë që në momentin e parë… Unë kur kam qenë në këtë kolltuk, nuk i kuptoja për çfarë malli flasin këta. Kur isha në Shqipëri, më dukej sikur ata që ishin jashtë kishin fituar ‘biletën e artë’. Por kur shkon atje, përballesh me një Amerikë që nuk është ajo e filmave, por e realitetit të përditshëm: izolim, punë pa fund, mungesë kohe për familjen, përkrahje e kufizuar emocionale dhe kulturore.”