Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të madhe në Serbi, duke mundur Kombëtaren vendase me rezultatin 0-1.
Shqipëria i “çan rrjetën” Serbisë/ Rama me foton e publikuar TËRBON serbët

Ishte Rei Mamaj ai që i ka shënuar gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.
Goli i tij ka ngritur peshë mijëra tifozë të Kombëtares shqiptare anembanë botës, të cilët u ‘mbërthyen’ para ekraneve për të ndjekur këtë super-sfidë, në pamundësi për të shkuar në stadiumin në Serbi.
Pas përfundimit të ndeshjes, reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar festën e Rei Manajt me shqiponjën kuqezi e cila “tërboi” serbët.
“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi. Forca SHQIPËRI“, shkruan Rama teksa publikon foton me pamje nga atmosfera në Tiranë së bashku me festën e Rei Manajt.