Shpërthim në Kurbin pranë shtëpisë së Joz Markut/ Reagimi i tij i papritur ndez rrjetin

Ngjarja e sotme në Kurbin, ku një lëndë plasëse shpërtheu pranë banesës së këngëtarit të njohur Joz Marku, ka hapur jo vetëm një hetim të madh nga policia, por edhe një “tërmet” në rrjete sociale. Dyshimet e para flasin se shënjestra mund të ketë qenë vetë këngëtari i njohur, i cili është shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij publike.

Por, ajo që ka habitur fansat është një veprim i papritur në Instagram. Pas shpërthimit, është vënë re se Joz Marku nuk e ndjek më reperin Stresi, një detaj që ka ndezur menjëherë aludimet dhe teoritë online.

❓Çfarë ka ndodhur mes dy artistëve? A është ky një reagim i qëllimshëm nga ana e Jozit, apo thjesht një rastësi?

Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, një video mes Jozit dhe Stresit u bë virale, ku disa fansa dyshuan se Joz Marku e kishte marrë “peng” reperin. Atëherë, gjithçka u cilësua si thjesht një aludim i ndjekësve, por situata e sotme e ka kthyer sërish në qendër të thashethemeve këtë marrëdhënie të dyshimtë mes tyre.

👀 Tani pyetja që po bëjnë të gjithë është: a ka gisht Stresi në këtë histori, apo Joz Marku po përdor rrjetet sociale për të dërguar një mesazh të koduar?

More posts