Një ngjarje dramatike ka tronditur Bodrumin dhe rrjetet sociale: këngëtarja Dilan Çıtak, vajza e artistit të famshëm turk İbrahim Tatlıses, është arrestuar pas një përplasjeje të tensionuar me policinë.
Shpërthen skandali! Arrestohet këngëtarja e famshme

Sipas autoriteteve, Çıtak po lëvizte në korsinë e emergjencës dhe refuzoi të ndalonte, pavarësisht paralajmërimeve të oficerëve. Madje, thuhet se ajo drejtoi automjetin drejt një polici, duke rrezikuar jetën e tij. Policia u detyrua të ndërhyjë me të shtëna paralajmëruese në ajër.
Ngjarja mori një kthesë të pazakontë kur këngëtarja u largua nga automjeti i saj dhe hipi në një tjetër makinë, por më pas u kthye e u mbyll brenda makinës, duke refuzuar të zbatojë urdhrat.
Kur u ndalua, ajo thuhet se i është drejtuar policisë me fjalët: “Jam vajza e İbrahim Tatlıses!”
“Po më trajtoni kështu sepse jam e famshme!”