Performanca e këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj në një dasmë private është bërë virale në rrjet, por jo për këngët që interpretoi. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishin lëvizjet e saj në skenë, të cilat u konsideruan të papërshtatshme për natyrën e eventit.
Shpërthen rrjeti pas lëvizjeve të Xhensilës në dasmë – Organizatorët marrin vendimin që s’e priste askush! (FOTO)

Në disa pamje që janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, Xhensila shihet duke kënduar dhe njëkohësisht duke bërë lëvizje provokuese, përfshirë tundjen e të pasmeve. Ky gjest ka shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht për faktin se në ambient ndodheshin edhe të moshuar dhe fëmijë.
Pas valës së kritikave, organizatorët e dasmës kanë ndërmarrë një hap të papritur: kanë mbyllur seksionin e komenteve në videon që vetë kishin shpërndarë në Instagram. Megjithatë, deri në momentin e mbylljes së komenteve, videoja kishte arritur mbi 1 milionë shikime brenda 24 orëve.
Reagimet në rrjet janë të ndara. Ndërsa një pjesë e publikut e konsideron performancën si pjesë e “show-t”, të tjerë e cilësojnë të ekzagjeruar dhe të papërshtatshme për një dasmë tradicionale shqiptare.
Deri tani, vetë Xhensila Myrtezaj nuk ka reaguar publikisht ndaj polemikave, duke lënë hapësirë për spekulime dhe diskutime të mëtejshme.