Një nga të mbijetuarit e tragjedisë së ndodhur pranë Dakës në Bangladesh, nxënësi i vitit të 10-të, Farhan Hasan, ka treguar mes lotësh se si pa shokun e tij të ngushtë të humbiste jetën vetëm pak metra larg tij, kur një avion ushtarak u rrëzua mbi ndërtesën e shkollës.
Shoku im vdiq para syve të mi” – Nxënësi rrëfen tmerrin pas përplasjes së avionit në Bangladesh

“Shoku im më i mirë vdiq para syve të mi. Avioni ra mbi ne, mbi prindërit që prisnin fëmijët e tyre jashtë. Ishte fundi i ditës së shkollës,” rrëfeu ai, duke përshkruar skenat e tmerrit.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 13:00 me orën lokale, kur një avion stërvitor i forcave ajrore të Bangladeshit, tip F-7, pësoi defekt teknik dhe u përplas mbi Shkollën dhe Kolegjit “Milestone”, një godinë dykatëshe në periferi të kryeqytetit.
Dëshmitarë të tjerë flasin për momente paniku dhe shpërthime të fuqishme. “Kur shikova pas, pashë vetëm zjarr dhe tym. Fëmijë dhe kujdestarë ishin kudo,” tha një mësues për agjencinë Reuters.
Spitali Kombëtar i Djegieve konfirmoi se shumica e viktimave janë fëmijë të moshës 9 deri në 14 vjeç. Ndërkohë, në vendngjarje u mblodhën qindra qytetarë për të dhuruar gjak dhe për të ndihmuar të plagosurit.