Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë me publikun një mesazh këtë të martë dhe një video të re që tregon përparimin e rrugëve kombëtare në vend.
Shkurtohen distancat”/ Rama u tregon shqiptarëve rrugët e reja: Kjo është buqeta…

Rama e përshkruan këtë zhvillim si një “buqetë e infrastrukturës shqiptare”, duke theksuar se rrugët e reja kanë kontribuar në shkurtimin e distancave dhe përmirësimin e lidhshmërisë mes qyteteve.
“Rrugët kombëtare të reja, një buqetë e infrastrukturës shqiptare që ka shkurtuar distancat” shkruan kryeministri në postimin e tij, duke i ftuar qytetarët të shohin investimet që po ndryshojnë fytyrën e vendit.
Me këtë postim, Rama rikujton përkushtimin e qeverisë për investime të qëndrueshme në infrastrukturë, që sjellin ndryshime konkrete dhe përfitime të prekshme për gjithë qytetarët shqiptarë.