Shkundja e madhe! Rama nis operacionin e shkarkimeve masive në vend

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një valë të re shkarkimesh në administratë, duke nisur nga Inspektoratet e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe deri te strukturat e policisë.

Gjatë një deklarate publike, Rama u shpreh se është e domosdoshme një “shkundje” e thellë në institucionet vendore dhe qendrore, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe luftën ndaj abuzimeve.

“Do të fillojmë nga IMT-të e famshme, që janë kthyer në sinonim të korrupsionit dhe paaftësisë, dhe do shkojmë deri te policia. Nuk ka asnjë vend për ata që nuk e bëjnë punën,” – theksoi ai.

Kryeministri shtoi se kjo nismë do të shoqërohet me masa të forta disiplinore dhe monitorim të rreptë të performancës së punonjësve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e ristrukturimeve të mëdha në disa institucione kyçe.

Lëvizja e re e qeverisë pritet të shkaktojë debat të gjerë, duke qenë se IMT-të dhe policia kanë qenë shpesh në qendër të kritikave nga qytetarët dhe opozita për mungesë transparence dhe efektiviteti.

More posts