Shkon të hajë një pjatë supë në Ksamil, qytetati shtanget nga çmimi: Pa asnjë copë pule brenda..

Turizmi në jug të vendit vazhdon të përballet me kritika për çmime të kripura dhe shërbim që nuk i përgjigjet vlerës së faturës. Një denoncim ne rrjetet sociale hedh dritë mbi një tjetër rast të çmimeve të larta në Ksamil, ku një supë pule është shitur për 750 lekë të reja (7,500 lekë të vjetra) dhe, për më tepër, pa asnjë copë pule brenda.

Qytetari shpreh zhgënjimin për çmimin dhe cilësinë e shërbimit në një nga lokalet në zonën e njohur turistike “3 Ishujt”, duke ngritur pikëpyetje nëse ky është realisht turizmi që Shqipëria kërkon të promovojë.

Në një kohë kur operatorët turistikë ankohen për rënien e pushuesve vendas, raste të tilla vetëm sa ushqejnë frustrimin dhe bindjen se pushimet në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më pak të përballueshme.

Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, 3 Ishujt në Ksamil, një supë 750 lekë të reja pa pikë pule.”

More posts