Një ngjarje e rëndë në Nebraska ka tronditur opinionin publik pas vdekjes së një foshnje pesë muajshe, e cila u la pa dashje në një makinë të nxehtë.
Shkatërrohet familja: Humb jetën foshnja 5 muajshe, babai e harroi në makinë

Babai i tij, 36-vjeçari Jeremy Hansen, është arrestuar dhe është akuzuar për neglizhencë me pasojë vdekjen e një fëmije.
Policia ndërhyri rreth orës 17:00 të së hënës në parkingun e kompanisë Pacha Soap Co., pas një telefonate për një fëmijë të pajetë brenda një automjeti.
Ekipet e emergjencës u përpoqën ta reanimonin fëmijën në vendngjarje, por ai ndërroi jetë në spitalin Mary Lanning në qytetin Hastings. Hetimet paraprake tregojnë se shkaku i vdekjes ishte ekspozimi ndaj temperaturave të larta.
Të martën, zyra e Prokurorit të Qarkut Adams ngriti zyrtarisht akuzat ndaj Hansen. Ai do të dalë para gjykatës të premten.