Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha se çështja e Veliajt duhet të ishte trajtuar fillimisht brenda strukturave të Partisë Socialiste e më pas të ishin bashkuar ‘forcat’ me kundërshtarët.
Shkarkimi? Braçe “kundër” Edi Ramës: Erion Veliaj të trajtohet…

Sipas socialistit, kjo nuk ishte një formë e të trajtuarit një individ me respekt dhe dinjitet.
“Duhet të ishte një çështje që të diskutohej brenda Partisë Socialiste, nuk ishte një çështje që duhej diskutuar me kontributin e gjithë kundërshtarëve apo armiqve – apo quajini si të doni… Në të tilla raste vlen shumë dinjiteti… ta trajtosh njeriun me dinjitet, edhe kur kërkon ta çosh para trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, edhe kur kërkon ta largosh, duhet ta trajtosh me dinjitet…”, tha Erion Braçe.