Partia Demokratike duket se ka prekur fundin. Përveç faktit se mbahet peng nga një plak non grata dhe që po tenton t’i shpëtojë shkarkimit duke u kapur pas fijes së kashtës, ka pas vetes dhe një grup besnikësh që morën madat më 11 maj duke parë filma në TV. Një ndër ta është kreu i Këshillit Kombëtarë të PD, Edi Paloka, të cilin nuk e pamë një ditë në fushatë. Por duket se atij i dhimbset më shumë Berisha se kush do tjetër. Sot Paloka, i cili ka punuar edhe si gazetar më përpara, ka shthurur gojën ndaj gazetarëve, të cilët pyeten Berishën se a do të mbajë edhe ai përgjegjësi për atë që ndodhi më 11 maj, apo fajin e ka vetëm “treni bullgar”.
“Shkallon Thuthuqi” Edi Paloka, shan gazetarët që pyesin Berishën për disfatën: R*pt ku t’i keni!

“Berisha ka publikuar çdo dite prova e fakte skandaloze për mënyrat se si janë vjedhur dhe manipuluar votat e shqiptarëve…E pas kësaj ti dëgjon nga ndonjë gazetar: “Mirë mo mirë, këto dihen, po ju çfare…?” RKTK!”, shkruan ai.
Për ata që nuk e dinë, shprehja RKTK është e modës në PD dhe shini videon më poshtë: