“Sherr mes gjyshërve në spital, përfundon me vdekje!”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një 85-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua brenda një spitali nga një pacient tjetër.

Viktima është identifikuar si Andrew Farmer nga Ealing, i cili më 18 shtator u sulmua në spitalin Charing Cross në Hammersmith. Pas një jave luftë me plagët, ai ndërroi jetë.

Për ngjarjen, policia arrestoi dhe akuzoi 70-vjeçarin Anatoliy Podmazko, i cili pritet të dalë para Gjykatës së Kurorës në Isleworth më 17 tetor, nën akuzën për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

More posts