Një përleshje e dhunshme ka tronditur gjimnazin “Ibrahim Rrugova” në Kamëz. Ajo që nisi si debat verbal mes disa nxënësve, degjeneroi shpejt në një sherr masiv, ku janë përdorur edhe thika.
Sherr i frikshëm mes gjimnazistëve në Kamëz – nxjerrin th*kat, përfundojnë të plagosur!

Sipas të dhënave të para, disa të rinj kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të përfshirë në konflikt.
Ngjarja ka shkaktuar panik mes nxënësve dhe prindërve, ndërsa situata në gjimnaz raportohet e tensionuar. Lajmi është në përditësim.