Një postim i pazakontë i mjekut dermatolog Ilir Allkja në rrjetet sociale ka ndezur diskutimet, këtë herë jo për politikë, por për shëndetin e lëkurës së vetë Kryeministrit Edi Rama. Në qendër të vëmendjes janë disa pamje të profilit të kreut të qeverisë, ku në pjesën anësore të kokës, pas veshit, duken qartë shenja të skuqura, dëmtime të përsëritura dhe dukshëm jo normale për një lëkurë të shëndetshme.
Shëndeti i Kryeministrit në rr*zik?” – Doktori Ilir Allkja ngre shqetësim për gjendjen e Edi Ramës (Foto)

Në postimin që tashmë është bërë viral, Allkja citon një nga figurat e njohura të dermatologjisë shqiptare:
Profesori im i dermatologjisë, i ndjeri Mantho Nakuçi thoshte: ‘Lëkura është gravura e gjithë historisë!’
Kuptoj që shëndeti i km është në rrezik!”
Por a po na flet vërtet lëkura e Kryeministrit për ndonjë histori më të thellë shëndetësore? Apo kemi të bëjmë me një rast të zakonshëm dermatiti? Mjekët nuk janë të qartë pa ekzaminim të drejtpërdrejtë – por interneti, si gjithmonë, nuk pret.
Në fotot e publikuara nga Allkja, vihet re një zonë e irrituar që përsëritet në të njëjtin vend. Komentuesit në rrjetet sociale nuk kanë munguar me analizat dhe batutat e tyre. Një përdoruese shkruan me ironi:
“E ka ngaqe e kruan në të njëjtin vend 😂 e bëri plagë skizo…” – duke aluduar se ndoshta nuk është gjë tjetër veçse një zakon nervoz i përsëritur.
Çfarë mund të jetë në të vërtetë?
Ekspertët e lëkurës, të pyetur në mënyrë të përgjithshme për raste të tilla, përmendin disa mundësi: