Në Serbi po përgatitet një nga ndeshjet më të ndjekura dhe më të tensionuara të këtij sezoni – Serbi kundër Shqipërisë.
“Serbi–Shqipëri, ndeshje nën masa ekstreme sigurie: vetëm 5000 spektatorë dhe të gjithë me ftesa speciale!”

Autoritetet serbe kanë marrë masa sigurie të jashtëzakonshme, duke vendosur që në stadium të lejohen vetëm 5000 spektatorë, dhe të gjithë do jenë të ftuar me ftesa zyrtare, pa shitje të lirë biletash.
Burime pranë federatës serbe bëjnë me dije se asnjë tifoz shqiptar nuk do të lejohet të futet, ndërsa policia ka ngritur perimetra sigurie disa kilometra larg stadiumit.
Në zonat përreth pritet të ketë mbi 2000 efektivë policie dhe forca speciale, për të shmangur çdo incident.
Atmosfera është e nxehtë dhe mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar këtë sfidë si “më shumë se një ndeshje futbolli”, duke kujtuar tensionet e kaluara mes dy vendeve.