Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, ka folur për herë të parë mbi kandidimin e tij të papritur në emisionin Top Story në Top Channel, duke komentuar edhe fotot e tij të mëparshme me politikanë të njohur si Rama dhe Veliaj, si dhe marrëdhëniet me të tjerë figurave publike.
“Sekreti pas fotove me politikanët e mëdhenj, Florian Binaj tregon gjithçka”

Rama:
Binaj tregoi se fotot e tij me kryeministrin Rama janë realizuar gjatë një aktiviteti të FRESSH-it. Ai shpjegoi se në atë periudhë, shumë njerëz e shihnin Ramën si “zgjidhjen e vetme” për vendin. Si imitues i Ramës, Binaj kishte bërë një skeç për të dhe në atë aktivitet kishte marrë edhe një mandarinë nga kryeministri. Ai theksoi se takimi i fundit me Ramën ka qenë në vitin 2015 dhe se që atëherë nuk ka pasur më kontakte me të.
“Ne besonim tek ai atëherë, sepse nuk e kishim provuar më parë, por më pas u zhgënjeva me atë që ndodhi,” u shpreh Binaj.
Veliaj:
Florian Binaj rrëfeu gjithashtu momentin kur është takuar me Erion Veliajn, atëherë ministër, në vitin 2014 ose 2015. Ai tregoi një histori të veçantë: