Françoise Bettencourt Meyers është gruaja e dytë më e pasur në botë, me një pasuri prej 95 miliardë dollarësh dhe perandorinë L’Oréal në duart e saj.
Sdo ta besoni dot! Ja kush është gruaja e dytë më e pasur në botë për të cilën pak njerëz e dinë

Emri i saj mund të mos jetë shpesh në titujt kryesorë të mediave, por Françoise Bettencourt Meyers është gruaja e dytë më e pasur në botë dhe e 20-ta në listën e njerëzve më të pasur në botë.
Pasuria e saj neto vlerësohet në 95 miliardë dollarë, sipas listës aktuale të Forbes, dhe gjithçka filloi me një trashëgimi familjare.
Vajza e Liliane dhe André Bettencourt, 72- vjeçarja trashëgoi pasurinë e nënës së saj, e cila nga ana tjetër kishte trashëguar gjigantin e biznesit të krijuar nga gjyshi i saj, kimisti Eugène Schueller – themeluesi i L’ Oréal . Sot, Bettencourt Meyers zotëron rreth një të tretën e kompanisë, duke qenë aksionerja më e madhe dhe anëtare e bordit të drejtorëve, ndërsa kryeson edhe kompaninë familjare holding.
Pavarësisht pasurisë së saj të jashtëzakonshme, ajo shmang vëmendjen. Ajo është e martuar me biznesmenin Jean-Pierre Meyers, një pasardhës i një familjeje që pësoi humbje tragjike në Holokaust, dhe i rriti dy djemtë e tyre në judaizëm, në të cilin edhe ajo vetë u konvertua.