Safet Bajri, i njohur si “i forti i Dobraçit”, ka festuar 41-vjetorin e lindjes në mënyrë të pazakontë në burgun e sigurisë së lartë në Reç. Edhe pse pas hekurave, surprizat për të nuk kanë munguar.
Safet Bajri feston 41-vjetorin në burgun e Reçit, surpriza me parashutë: Gëzuar sy shqiponjë

Një parashutist ka fluturuar mbi burg duke mbajtur një banderolë ku shkruhej: “Edhe mali më i lartë nuk mund t’ia fshehë qiellin atij që ka lindur me sy shqiponje”, bashkë me fotografinë e Bajrit dhe mesazhin “Bajri Happy Birthday”.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të mënyrës spektakolare të urimit, duke ngritur pikëpyetje për masat e sigurisë në burgun e Reçit. Nuk dihet ende kush qëndron pas këtij gjesti, por pamjet kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale.
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025 me urdhër të SPAK dhe ndaj tij janë ngritur akuza për “Vrasje me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale”. Ai dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa emri i tij është përfshirë prej vitesh në dosje të bujshme të drejtësisë shqiptare.