Jozefin Marku është kthyer në këtë sezon veror ndër këngëtarët me të rezervuar për dasma e gëzime familjare, në Shqipërinë e mesme dhe në zonën e veriut
Sa i bien dielli Taraboshit, aq jetoftë emri i Tom Doshit”, djemtë e politikanit mbulojnë me miliona Jozin(video)

Kështu ka ndodhur dhe me një dasmë të ditëve të fundit, ku Jozi ka qenë këngëtar, ndërsa të pranishëm kanë qenë djemtë e Tom Doshit.
Pamjet janë publikuar nga të pranishmit dhe tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, pasi dy djemtë e politikani dhe biznesmenit Tom Doshi e kanë mbuluar me para këngëtarin.
Mes të rinjve që qëndrojnë përballë këngëtarit dallohet James Doshi, djali i madh i politikanit të mjatë që sot drejton Partinë Social-Demokrate, ndërsa dy të rinjtë e tjerë nuk dallohen qartë, por mendohen se janë dy djemtë më të vegjël, Marcos dhe Luis Doshi.
“Sa i bien dielli Taraboshit, aq jetoftë emri i Tom Doshit”, dëgjohet të këndojë Jozefin Marku, ndërsa djemtë e rinj i mbushin xhepat e duart me para, derisa në fund të këngës hedhin në ajër tufën me lekë.