Pas reagimeve të shumta që shkaktoi një fotografi e publikuar pak ditë më parë në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku Driloni, Bay T, Diana dhe Arioni, – Bay T ka vendosur të flasë për këtë hapur.
Sa herë u takuan? Bay T zbulon të fshehtat e raportit me Drilonin, ja çka ndodhi!

E ftuar në Prive By Liberta Spahiu, ajo komentoi për herë të parë këtë situatë që ka rikthyer në vëmendje raportet e krijuara që nga periudha e Big Brother VIP Kosova.
Bay T u shpreh e habitur për publikimin e fotos në këtë moment, duke theksuar se nuk e di kush e publikoi dhe me çfarë qëllimi.
Ajo zbuloi gjithashtu se ka pasur takime me Drilonin pas përfundimit të spektaklit, duke sqaruar edhe arsyet pse janë parë bashkë.
Por, Bay T u shpreh se ajo që e preku më shumë ishte komenti i bërë nga Driloni pikërisht në Instagram, në Prive By LS, të cilin ajo e cilësoi si zhgënjyes.